Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë. Kjo për shkak të asfaltimit të shtresës së tretë në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.
“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vije deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, thuhet në një njoftim.