×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhen shtatë komisione parlamentare

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të shqyrtojë raportin me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues si dhe shqyrton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022.

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të shqyrtojë Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur, ku të ftuar janë edhe Andin Hoti dhe Ahmet Grajqevci.

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të shqyrtojë kërkesën e banorëve të “Toukbahçes” në Prishtinë rreth tjetërsimit të disa burimeve ujore.

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do t’i shqyrtojë disa Projektligje. Ata po ashtu do të formojnë edhe grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Administrative.

    Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të takohet me Komisionin për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.