×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sot funerali i Alexei Navalny, organizatorët e ceremonisë përballen sërish me pengesa

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, mes masave të rrepta sigurie, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në një burg të Arktikut. Sipas mediave të huaja, policia ruse do të regjistrojë pasaportat e atyre që vijnë në kishën e ikonës së Nënës së Zotit, e cila ndodhet në një zonë të qetë të Moskës.

    Por ekipi i tij thotë se po përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.

    “Njerëz të panjohur po telefonojnë bizneset e funeraleve  dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha Yarmysh.

    Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

    Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara. Bashkëpunëtorët e Navalny thonë se lideri i opozitës ruse ishte afër lirimit para vdekjes së tij.

    Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, kaloi tetë ditë duke u përpjekur të bindte autoritetet që të lironin trupin pas vdekjes së tij më 16 shkurt. Familja e Navalny ka akuzuar Putinin se qëndron pas vdekjes së tij./FrontOnline/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.