×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Partitë politike deri në mesnatë duhet të përmbyllin përpjekjet për të bindur votuesit e regjistruar që të mbështesin përfshirjen e tyre në qeverisjen e ardhshme të vendit. Nesër, do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, pra më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

    Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës. tubime këto të cilat u bënë në kohë pandemie COVID-19

    Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.

    Siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

    Po ashtu, sipas listës përfundimtare të certifikuar u bë e ditur edhe për të dhënat e votuesve nga jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit (13 – 21 janar).

    Gjatë periudhës së aplikimit, KQZ-ja ka pranuar gjithsej 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim. Pas vlerësimit të aplikacioneve janë aprovuar 102 mijë e 100 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 28 mijë e 68 aplikacione. Arsyet e refuzimit janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre, 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk i kanë dëshmuar ose identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruar.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që “të ndiqen parat e pista”, me të cilat, akuzoi se...
    Lajme27 Shtator 2024
    Gjatë këtyre ditëve të fundit vendi është përfshirë nga kushte të qëndrueshme dhe të ngrohta që vijnë nga Afrika Veriore, të cilat...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Filharmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke...
    Sport27 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar nga disa persona të maskuar. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut. Gërvalla tha se gjatë këtij...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.