×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot bëhen 32 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.

    Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

    Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

    E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq./Front Online/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.