-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sorensen shkon në vizitë te një pikë kufitare e përbashkët Kosovë-Serbi: Duhet të rifillojë puna pa vonesa

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës e Serbisë.

    Sorensen tha se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.

    “Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gurthemel i integrimit europian”, ka shkruar ai në X.

    Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike.

    Sorensen po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë që kur mori postin e emisarit më 1 shkurt.

    Ai dje është takuar me krerët e vendit, udhëheqësit e opozitës, si dhe ka shkuar në KFOR për vizitë.

    Sorensen do të qëndrojë në Kosovë edhe sot e nesër, ndërsa BE pati paralajmëruar një vizitë edhe në Serbi pas kësaj në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah Hoti me lidershipin e LDK-së. Deda tha se të gjithë në...
    Lajme19 Mars 2025
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing...
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë detaje për bisedën telefonike Trump-Zelensky. Duke iu referuar një deklarate nga...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas telefonatës që presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka pasur me homologun e tij...
    Vip19 Mars 2025
    Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Karen Pierce, emisarja e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur se ka filluar punën e saj në pozitën...
    Sport19 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën. Dardanët dhe islandezët do të...
    Lajme19 Mars 2025
    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.