Pas historisë së Zojë Haxhijajt ka pasur një solidarizim të jashtëzakonshëm të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Në shtëpinë e 87-vjeçares e cila jeton e vetme në fshatin Rakosh të Istogut sot ka shkuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, që njihet për aksionet e tij humanitare.
Labi ka konfirmuar që përpos pensionit që e moshuara merr nga shteti, fondacioni i tij do t’i sigurojë edhe një pension prej 200 euro në muaj.