×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli e kishte ofruar Krasniqin te Prishtina dhe Gjilani, është i bindur se nuk do të mbetet gjatë te Cluji

    Meriton Bytyqi
    10 Janar 2023

    Njëri prej diamantëve të futbollit të Kosovës në vitet e fundit padyshim se ka qenë Ermal Krasniqi, raporton FrontOnline.

    Futbollisti nga Malisheva sot e kompletoi transferimin te gjiganti rumun, CFR Cluj falë paraqitjeve të mira me Ballkanin në vitet e fundit.

    24-vjeçari raportohet se e arriti transferimin te klubi rumun për shumën e 300 mijë eurove, derisa klubi suharekas do ta mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij.

    Anësori këmbëshpejt më herët ishte pjesë e grupmoshave të Feronikelit, ku më pas kaloi te Malisheva, e më pas edhe në Llap.

    Te Llapi nuk u vlerësua siç duhet, derisa atë e transferoi më pas Ferizaj, nga ku në vitin 2019 u transferua te kampioni aktual i Kosovës, Ballkani.

    Trajneri që i dha hapësira dhe që vuri në pah talentin e tij te Ferizaj ishte Bylbyl Sokoli.

    Ekskluzive: Bylbyl Sokoli në bisedime me skudrën e Superligës - Korrekt Sport

    “Profa” e kishte vërejtur menjëherë talentin e Krasniqit, derisa për FrontOnline flet për pritjet që kishte për sulmuesin që sot nënshkroi për Clujin.

    Ai zbulon se Krasniqin ia kishte ofruar edhe Prishtinës dhe Gjilanit.

    “Në Ferizaj ka treguar aftësi të mira. Atë i kemi ofruar Prishtinës dhe Gjilanit, por që transferimi nuk u finalizua”, thotë fillimisht Sokoli.

    Me të parë talentin e Krasniqit, Sokoli thotë se ka qenë i bindur për të ardhmen e tij të ndritur.

    “Kam qenë shumë i sigurtë pasi është model i mirë për futbollin evropian”, tregoi ai.

    Ermal Krasniqi te skuadra e njohur evropiane - SHQIP.com

    Për fund, trajneri i mirënjohur thotë se nuk e sheh gjatë Kransiqin te Cluji.

    “Nuk do të qëndrojë gjatë në Cluj. Jam i sigurtë se do të jetë futbollist i niveleve të larta. Do të jetë rrugës së Amir Rrahmanit, Etrit Berishës e të tjerëve. Ai është një futbollist që me disiplinë dhe talent është i kompletuar”, deklaroi të martën për FrontOnline Bylbyl Sokoli./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Vip16 Maj 2024
    Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.