Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli ka thënë se duhet të merrim me të ardhmen e jo me batuta që bën Qeveria Kurti.
Ai ka përmendur projektin prej 1.5 miliardë euro që prezantoi sot kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku për Prishtinën.
“Mirëmbrëma për të gjithë, një ditë jashtëzakonisht e sukseshme në kryeqytet. Ku Kryetari Abdixhiku dhe Kryetari Rama prezantuan projekte ne vlerë 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin, për qytetin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Çka kemi në këtë 1.5 miliardë euro? Kemi unazën e kryeqytetit, e cila me shumë vite është duke u bllokuar nga bllokuesit aktual, kemi spitalin e ri të qytetit, sepse guxojmë të mendojmë ne projekte madhore të cilat kanë me transformu shëndetin e qyteravë të Kosovës. Pa ashtu kemi edhe qendrën sportive, mësimin tërë ditor si qendrën për teknologji informative dhe intelegjencë artificiale. Me këtë të fundit, natyrisht se jam i lidhur edhe personalisht sepse kam kontribuar drejtpërsëdrejti duke e implentuar një pjesë të qytetit të menqur, përmes digjitalizimit të parkingjeve dhe vendosjes së shtyllave të menqura.”
“Në anën tjetër debati fatkeqësisht është duke u bërë nga të tjerët ne disa nivele që më teper i ngjasojne “shtallave”, sepse flasim për miza, këmben e elefantit, këmben e dhise e për batuta të ndryshme te cilat janë të kohes se Nasradinit. Merreni me mend ne botën digjitale, ne kohen e avancimit të shoqerise tone, ne merremi me qështje që nderlidhen me batuta të tipit të Nasradinit. Mos humbisni kohë me këto batuta, te fokusohemi te gjithë-në avancimin e kësaj shoqerie, në përafrimin e të gjitheve jo në perçarje dhe të fokusohemi ne projektet tona për të ardhmen, sepse këto projekte kanë me bë këtë vend të jetueshem dhe nuk kanë me leju zbrazjen e vendit, ashtu sic po ndodh cdo ditë.” – ka thënë Havolli.