Partia Social Demokrate në Gjermani (SPD) ka propozuar të hënën Olaf Scholzin, ministrin e Financave dhe politikanin më të popullarizuar të saj, për të kandiduar për kancelar të Gjermanisë në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm, e të trashëgojë Angela Merkelin, kur asaj t’i mbarojë mandatin i katërt dhe i fundit, shkruan agjencia Reuters.
“Tash është zyrtare. Lidershipi i partisë më ka nominuar unanimisht si kandidat për kanclear. Do të shikoj të kem një kampanjë argëtuese, korrekte dhe të suksesshme”, ka shkruar Scholz në Twitter.
Nuk është ende e qartë se cili do të jetë kandidat i konservativëve për kancelar. Merkel 66-vjeçare, ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pasi ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005.