×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Hyseni paralajmëron rinisje të dialogut pas bllokimit për shkak të Asociacionit

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Ka disa javë që dialogu po qëndron pezull pasi që Serbia është duke insistuar që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Këtë kërkesë të palës serbe po e kundërshtojnë në Kosovë. Koordinatori shtetëror për bisedime, Skender Hyseni ka paralajmëruar se datat e vazhdimit të bisedimeve për marrëveshjen e paqes do të publikohen së shpejti, raporton Gazeta Express.

    Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, është i bindur se asnjë marrëveshje, që do të diskutohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk do të nis të zbatohet nëse nuk ka njohje reciproke.

    Hyseni ka thënë se në Bruksel po diskutohen elemente të marrëveshjes përfundimtare, e zbatimi i tyre do të nisë tek pas njohjes përfshirë edhe Asociacionin.
    “Në rend të parë nuk dihet se çfarë do të përmbajë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi. Sa i përket zbatimit të çfarëdo elementi të marrëveshjes ato zbatohen ekskluzivisht pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohje reciproke. Pra, aktualisht në Bruksel bisedohet për elementet e një marrëveshje të përgjithshme dhe secili nga ato elemente do të gjejë zbatim vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes, asnjë zotim tjetër nuk merret në Bruksel po që se nuk nënshkruhet marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke Kosovë-Serbi”, ka thënë Hyseni për arbresh.info.

    I pyetur nëse Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ai tha se pret që shumë shpejt të nisë ky proces.

    “Dialogu është duke vazhduar dhe nuk mund unë të interpretoje se çfarë mund të mendoj Serbia, sepse është çështje e tyre. Ndërkaq dialogu nuk është ndërprerë dhe dialogu vazhdon dhe ditëve në vijim. Ju do të njoftoheni për datat se kur do të nisë dialogu për të trajtuar elemente të caktuara të marrëveshjes finale”, ka deklaruar, ai duke nënkuptuar se nuk ka kushtëzim.

    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ditë më parë pas vizitës në Serbi me një deklarim ngjalli shumë reagime në Kosovë.

    “Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet, përfshirë Asociacionin. Është e logjikshme që të ndryshojë Kushtetuta. Nuk ka thënë askush se nuk guxon të ndodh. Kushtetuta nuk është Bibël”, ishte deklaruar Lajçak.

    E, për këtë Hyseni tha se në asnjë variant nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në Kosovë.

    “Unë nuk e di për çka e ka pasur fjalën zotëri Lajçak duhet të pyetet ai. Si do që t’jetë, rendi kushtetues në Kosovë nuk ndryshon në asnjë variant në marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke Kosovë-Serbi”, është shprehur Hyseni.

    Ndryshe, takimi i fundit në mes të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti të Serbisë Aleksader Vuçiq, ishte zhvilluar me 16 korrik në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Kronika16 Janar 2025
    Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më...
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem...
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se njëri prej tyre në cilësinë e instruktorit në një autoshkollë ka pranuar nga i...
    Lajme16 Janar 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten...
    Lajme16 Janar 2025
    Shoqata e Transportit Prishtinë – Podujevë në ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj për shkak, siç thotë, “shkeljeve flagrante të të drejtave...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.