Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila udhëhiqet nga ministri nga radhët e PDK-së, Muzafer Shala, po kërkon objekt privat me qira me hapësirë prej 900 metra katror, ndonëse partitë fituese(LVV dhe LDK) të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 kanë paralajmëruar shkrirjen e këtij dikasteri qeveritar, raporton portali “Front Online”.
Sipas ftesës për shprehje të interesit, të cilën e posedon “Front Online”, kjo Ministri kërkon që hapësira private të jetë a më afër ndërtesës së Qeverisë, të ketë parking për së paku 6 automjete zyrtare, etj.
Përndryshe, opozita dhe shoqëria civile kanë kërkuar vazhdimisht që ministrat në largim mos të marrin vendime për shpenzime buxhetore në fund të mandatit të tyre, sidomos kur merret parasysh fakti se po paralajmërohet zvogëlim i Ministrive të Qeverisë.
Përndryshe, “Front Online” sot për herë të parë ka publikuar listën e plotë të OJQ-ve që përfituan fonde nga Ministria e Inovacionit gjatë vitit 2018.
SKANDALOZE / Ja ku përfunduan 2,2 milionë euro të Ministrisë së Inovacionit
/Front Online/