Sot në media shqiptare dhe ato serbe ka bërë jehonë lajmi për fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet Miss-i serb Valentina Petroviq, së bashku me Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi dhe Miss Kosova duke pozuar të buzëqeshura dhe duke treguar shqiponjën dykrenare shqiptare, transmeton FrontOnline.
Kjo lëvizje shkaktoi tronditje sidomos në opinionin serb. Duke dashur të justifikohej, miss-i serb kërkoi në Instagram mirëkuptim për pamaturinë e saj, se nuk kishte qëllim të keq dhe se i do dhe i vlerëson vlerat e vendit të saj Serbisë dhe se vendi i saj është i vetmi simbol që mban në zemër.
Por duket se për veprimet e Miss-ve të Kosovës dhe Shqipërisë, do të tronditet edhe opinionin shqiptarë, pasi tani Miss Serbia ka publikuar një foto ku ajo shihet së bashku me Miss Kosova dhe Miss Shqipëria duke bërë simbolin nacionalist serb, atë të ngritjes së tre gishtave, simbol ky të cilin serbët e përdorin vazhdimisht për të provokuar dhe ofenduar shqiptarët. Dhe të mendosh se nacionalizmit dhe shovinizmit serb i bashkohen edhe dy figura publike shqiptare të cilat do duhej të përfaqësojnë dhe mbrojnë vendin e tyre kudo që paraqiten, është më shumë se një skandal dhe mbështetje e gjithë veprimeve të pushtetit kriminal dhe provokues serb gjatë dekadave në Kosovë dhe një ofendim për të gjitha viktimat shqiptare të luftës në Kosovë nga regjimi shovinist i Serbisë. Padyshim se dikush duhet të japë përgjegjësi për një veprim të tillë të përfaqësuesve shqiptare, përfshirë organizatorët e Miss-it si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe vetë Miss-et./FrontOnline/