×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze: Ministri Peci i ndau grant 200 mijë euro kompanisë milionëshe “Apetit”, që falsifikoi dokumentet e shiti në Shqipëri mish të Brazilit si produkt të Kosovës

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Kompania milionëshe “Apetiti” e cila u bë edhe një herë tjetër skandal në media, por kësaj radhe edhe jashtë Kosovës po duket të ketë raport të mirë në Ministrinë e Bujqësisë në krye me Faton Pecin.

    Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e subvencioneve ku shihet se ministri Peci pasi erdhi në pushtet në krye të MBPZhR-së, ka ndarë grant prej 200 mijë eurosh për kompaninë “Apetiti” për të cilën kanë nisur edhe hetimet nga SPAK-u në Shqipëri pasi kjo kompani me dokumente të falsifikuara e shiste mishin e Brazilit për të cilin dyshohet se është i vjetër edhe deri në 5 vite si produkt të freskët të Kosovës.

    E kur e gjithë kjo bëhej me dijeninë e plotë të institucioneve kosovare, konkretisht të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

     

    Në dokumentin e granteve të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, i cili nuk është bërë publik thuhet se kjo shumë është ndarë për kategorinë  “Investimet në asetet fizike – Përpunim i mishit për vitin 2020 – 2021”.

    Në dokumentet për grantet thuhet se kompania “Apetit SH.P.K ka si aktivitete primre “Aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e lëndëve të para bujqësore, kafshëve të gjalla, lëndëve të para tekstile dhe mallrave gjysmë të gatshme”.

    Gazeta Infokus ka qëndruar të mërkurën në mëngjes tek baza e kësaj kompanie në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku aksionari i kësaj kompanie, Arben Ferizi ka konfimruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke kryer hetime brenda kompanisë.

    “Nuk mundemi me ju pranu një herë se brenda janë inspektorë të AUVK duke kryer hetime, nuk e di nëse janë në zyrë apo tek shtalla”, ka thënë ndër të tjera Ferizi për Infokus.

    Derisa skandalin e publikuar në media në Shqipëri e ka mohuar dhe ka thënë se kjo po ju bëhet për shkak të konkurrencës dhe mishit cilësorë që ata posedojnë.

    Pra kompania kosovare “Apetit sh.p.k” me pronar Destan Ferizin bleu mish nga Brazili dhe atë e shiti në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegal me inspektorë të shtetit, konkretisht të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).

    Skandali i kësaj kompanie u publikua nga mediat në Shqipëri derisa këtë të mërkurë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”.

    Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se tashmë është formuar Komisioni profesional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

    Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    E në lidhje me këtë është pezulluar nga puna inspektori Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”/Gazeta Infokus/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2024
    Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të kryesit të veprave penale “Prishja e rendit kushtetues të Kosovës”, serbit, Sreçko Sofronijeviq. Përmes një...
    Lajme13 Prill 2024
    Për kujtim të 21-vjeçares që u vra të premten, sonte nga ora 20:00, do të ndizen qirinjë. Kjo do të bëhet para...
    Lajme13 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Vasfije Krasniqin, kanë qëndruar në Studenicë të Istogut për t’iu bashkuar familjarëve të viktimave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Prill 2024
    Shefi i Departamentit policor në Paris, Laurent Nunez, ka thënë se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rreth Kullës...
    Bota/Rajoni13 Prill 2024
    Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot naj autoriteteve kosovare, për arrestimin e kryesit të veprave penale, serbit, Sreçko...
    Sport13 Prill 2024
    Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci. Fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili....
    Lajme13 Prill 2024
    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar mbajtën e “referendumit” të 21 prillit në veri, ku do të votohet për largimin ose...
    Lajme13 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka dënuar sulmin ndaj dy punëtoreve Shëndetësor në QKMF-në e kësaj komune. Ai tha se këto...
    Lajme13 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Arrestimi i tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.