×
  • Sport
  • Sport

    Skandaloze: Klubi danez i kërkon falje Serbisë që nuk e përfshiu Kosovën në hartën e saj, e quajnë gabim të paqëllimtë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2021

    Zëdhënësi i klubit të Midtjylland, Mads Jakobsen i ka dërguar një shkrim Crvena Zvezdës në lidhje me publikimin e fotografisë ku kishin vendosur hartën e Serbisë pa Kosovën.

    Klubi danez i ka kërkuar falje Serbisë dhe popullit serbë për publikimin e asaj fotografie, ndërsa e kanë quajtur si “gabim të paqëllimtë.

    Serbët që asessi të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës kanë bërë që të ketë shumë reagime për shkak të fotografisë së klubit danez.

    “Kemi parë reagime në mediat serbe për publikimin tonë në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë duam t’u kërkojmë falje të gjithëve, është një gabim i paqëllimtë”.

    “Redaktorët tanë të rrjeteve sociale e kanë shkarkuar hartën nga Google të pavetëdijshëm për situatën në vendin tuaj, ndaj nuk kemi pasur ndërmend të provokojmë në asnjë mënyrë”.

    “Besojmë dhe shpresojmë që opinioni në Serbi do ta kuptojë këtë, po e përsëris, gabim të paqëllimshëm. Kemi respekt vetëm për Serbinë dhe popullin e saj”, ishte mesazhi i danezëve, raportojnë mediat serbe.

    Midtjylland do të përballet me Crvena Zvezdën në Beograd të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë prioritet mbrojtësin e Benfikës, Antonio Silva. 20-vjeçari po ashtu e ka tërhequr...
    Sport20 Maj 2024
    Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve. Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie,...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se...
    Lajme20 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të...
    Lajme20 Maj 2024
    Partitë politike po i ‘’fërkojnë’’ duart çdo ditë e më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri më tani...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e bletarisë përmes subvencioneve dhe granteve arrin në 8.5 milionë euro....
    Vip20 Maj 2024
    Modelja e njohur, Kendall Jenner ka nisur sot ditën goxha joshëse. Duke fotografuar vetën në pasqyrë, ajo është shfaqur e zhveshur komplet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.