×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Skadon afati, a do t`i hiqet licenca ElektroSeverit? Flasin për Front Online nga ZRrE-ja

    FrontOnline
    17 Tetor 2022

    Licencën e mori. Megjithatë, Elektrosever nuk e ka plotësuar asnjë nga detyrimet që ia cakton udhërrëfyesi për energji as pas 100 ditësh.

    Skadimi i këtij afati të dielën i jep të drejtën ZRRE-s, që ashtu siç ia dha, edhe t`ia heq lejën kësaj kompanie.

    Të pyetur nga Front Online, nga ky institucion thanë se do veprojnë në harmoni me pikën 8 të udhërrëfyesit.

    “Zyra e Rregullatorit për Energji do të veprojë ne harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga pika 8 e Udhërrëfyesi për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë”, thanë nga ky institucion për “Front Online”.

    Pika tetë thotë se në rast se ElektroSever nuk i përmbush obligimet brenda tre muajve, ZRRE mund t`ia pezullojë ose heq krejt licencën për furnizim.

    BE-ja, nëpërmjet Miroslav Lajçakut, ka thënë se nuk dëshiron që kjo të ndodh.

    E para se Zyra e Rregullatorit të marrë ndonjë vendim, nga opozita po kërkojnë që Qeveria të dalë me një qëndrim.

    “Në parim ligji është i qartë. ZRRE është përgjegjëse me e marrë këtë hap. Megjithatë duhet treguar një qëndrim zyrtar nga Qeveria, sepse ajo i ka udhëhequr negociatat. Çështja ka kaluar edhe në nivel politik”, theksoi deputeti i PDK-së, Ferat Shala për “Front Online”.

    Në mungesë të zbatimit të ujdisë banorët e veriut të vendit, s’do ta paguajnë rrymën të paktën edhe për një kohë.

    Andaj Shala, që është anëtar i Komisionit për Ekonomi, ka një kërkesë për ekzekutivin.

    “Qëndrimi i saj duhet të jetë që ta zbatojë ligjin, ta shtrijë sovranitetin në krejt territorin e vendit, edhe në aspektin e energjetikës. Definitivisht duhet të faturohen edhe qytetarët serbë në veri sa më shpejt”, potencoi Shala për “Front Online”.

    Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013.

    Nënshkruesit e marrëveshjes kanë qenë ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

    Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

    Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk është zbatuar asnjëherë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.