×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    S’ka fitues në rundin e parë të zgjedhjeve në Poloni, Duda në balotazh me kryetarin e Varshavës

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Presidenti i deritashëm i Polonisë, Andzrej Duda, ka fituar më së shumti vota nga 11 kandidatët që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale të së dielës, bazuar në numërimin e shumicës së votave. Megjithatë, ai ka marrë më pak se 50 për qind të përkrahjes dhe vendi do të shkojë në balotazh.

    Duda, i përkrahur nga partia në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, i ka marrë 45.73 për qind të votave, sipas rezultatit që është nxjerrë nga numërimi i 82.2 për qind të kutive të votimit. Në vendin e dytë është kryetari liberal i Varshavës, Rafal Trzaskoëski, i cili i ka fituar 28.51 për qind të votave, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Sipas këtij rezultati, Duda dhe Trzaskoëski do të përballem me njëri-tjetrin në rundin e dytë të zgjedhjeve, që është caktuar për datën 12 korrik, ku pritet të vendoset për të ardhmen politike të shtetit të Evropës Qendrore. Rezultati përfundimtar i rundit të parë do të shpallet zyrtarisht të mërkurën.

    Duda dhe partia që e përkah atë, “Ligj dhe Drejtësi”, janë në pushtet nga viti 2015. Pushteti në Poloni ka nxitur tensione me Bashkimin Evropian dhe protesta të përsëritura brenda vendit për shkak të ligjeve kundërthënëse që i japin partisë në pushtet kontroll ndaj gjykatave më të larta dhe organeve kyçe të sistemit të drejtësisë.

    Bashkimi Evropian i ka dënuar këto ligje dhe i ka cilësuar si shkelje e standardeve të demokracisë. Grupi “Freedom House” me bazë në Shtetet e Bashkuara e ka zhvendosur Poloninë nga lista e vendeve me demokraci të konsoliduar në grupin e vendeve me demokraci pjesërisht të konsoliduar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.