×
  • Lajme
  • Lajme

    S’janë me Covid-19, por kanë telashe të tjera – ankohen se s’po merren parasysh në QKUK

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Po iu drejtohen spitalit për të marrë shërbime mjekësore. Të njejtit nuk janë të prekur me Covid-19, mirëpo kanë telashe tjera shëndetësore.

    Mirëpo, ata po ankohen se shërbimet mjekësore nuk po arrijnë t’i marrin në kohë.

    Pikërisht për këtë problematikë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka pranuar rreth 80 ankesa, që sipas tyre, janë adresuar në institucionet përkatëse, raporton T7.

    Rifat Ramadani, qytetar: “Qe tri ditë vrapoj nëpër spitale, një punë nuk mundem ta kryej, prit ai është në mbledhje ky është në mbledhje, nuk mundem të kryej punë, tmerr është ishalla të ardhmes i vjen diçka”.

    Të njëjtin problem e ka edhe qytetari Ukshin Mjekiqi, i cili thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon interes sa duhet për pacientët jo COVID.

    Mjekiqi: “Nuk po na marrin parasysh, nuk po interesohen sa duhet e sidomos për pleq… Fajtor janë Ministria (e Shëndetësisë) e mjekët sepse nuk ka interes”.

    E, se pacientët që s’janë të prekur me COVID nuk po i marrin shërbimet e nevojshme e thotë edhe kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra.

    Kodra: “Me fillimin e rasteve të para në Kosovë, i gjithë fokusi i qeverisë është orientuar në rastet e COVID-19, ndërsa rastet të cilat nuk kanë pasur COVID-19 kanë mbetur pa u trajtuar, për shkak se kishte një vendim qeveritar që operacionet apo rastet që nuk janë emergjente të mos trajtohen. Tek ne kanë ardhur një numër i madh i ankesave”.

    Derisa flet për ankesat e pacienteve, Kodra thotë se qeveria duhet të ndryshojë këtë qasje, ai thotë se kanë propozuar që të krijohet një linjë e veçantë e shërbimit për COVID-19, ndërsa sistemi shëndetësor të vazhdojë rrugën normale siç e ka pasur para pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...
    Lajme18 Mars 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre...
    Sport18 Mars 2025
    Tifozeritë e organizuara shqiptare nuk do të mundë të sigurojnë më bileta të rezervuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit...
    Lajme18 Mars 2025
    Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi....
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim historianin Oliver Jens Schmitt. Siç njofton ZKM në takim është diskutuar për mundësitë e...
    Opinione18 Mars 2025
    Nga: Petrit Selimi Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi...
    Lifestyle18 Mars 2025
    Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.