Momentalisht në Kosovë janë gjithsej 1.294 raste aktive me koronavirus, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Dje gjatë ditës instituti ka njoftuar se janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.
Gjithashtu është bërë e ditur se janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.929 raste.