×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sindikatat e Telekomit reagojnë për ulje pagash, paralajmërojnë padi e protesta

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, i ka njoftuar të gjithë punëtorët e ndërmarrjes që e drejton për uljen e pagave prej 5 deri në 62 për qind , raporton portali “Front Online”.

    Sipas dokumentit të siguruar nga “Front Online” vendimi për uljen e pagave hyn në fuqi prej të premtes (15 maj 2020), të cilin vendim e ka aprovuar edhe Bordi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria “Kurti”.

    Paga e kryeshefes, sipas këtij vendimi, do të ulet për 62%, duke vazhduar me zvogëlimin e pagës për vartësin e saj për 53%, ndërsa zvogëlimi më i vogël i pagës do të jetë 5%.

    Por ky vendim po kundërshtohet nga Sindikatat e Punëtorëve Telekomit të Kosovës.

    Në një prononcim për portalin “Front Online,  kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, tha se ky vendim për uljen e pagave do të kundërshtohet dhe se pas takimit me kryesinë e sindikatës do të merret vendim se cfarë masa do të marrim.

    Ai tha se bordi ka marrë vendim për uljen e pagave të punëtoreve, pa diskutuar me sindikatën.

    “Na kemi diskutuar për uljen e shpenzimeve të përgjithshme për shkak të gjendjes në Telekom pasi që Telekomi është në një gjendje të rendë. Ne nuk jemi dakorduar me shku me zbritje të tillë të pagave të punëtorëve pasi që ne e kemi lënë të takohemi me. Ne nuk jemi ftuar në takim, sot e kemi marrë një e-mail. Unë i kam ftuar kryesinë në takim dhe do të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm si sindikatë. Bordi është dashur të shkëput kontrata tjera të dëmshme dhe jo uljen e pagave të punëtoreve. Krejt hapat do t’i ndërmarrim”, tha ai për Front Online.

     

    Telekomi i zvogëlon pagat e punëtorëve deri në 62% (Dokument)

    Ndërsa përfaqësuesi i sindikatës profesionale të PTK-së, Mehmet Xhemajli, tha se sot në mbledhjen bordit do të kërkojnë qe vendimi të shfuqizohet dhe në rast se nuk do të shfuqizohet do të bëjnë padi e më pas edhe protesta.

    “Ne nuk do ta pranojmë vendimin. E kemi njoftuar edhe kryeshefen se do ta kundërshtojmë këtë vendim do ta bëjnë një padi në gjykatë, pasi që ky vendim nuk është as ligjorë pasi që nuk janë punëtorët fajtor për menaxhmentet e kaluara që kanë bërë keqmenaxhime, por janë ata fajtorë që e kanë sjellë në këtë gjendje Telekomin. Ne nuk duhet ta bartim përgjegjësinë e keqmenxhimeve të tyre. Hapi i parë është ngritja e paditës, kundërshtimi pranë bordit. Në mbledhjen e sotme do ta dërgojmë një kundërshtim dhe do t’iu japin afat ligjorë që të ftohemi të ulemi ta negociojmë këtë vendim pasi që për neve është i papranueshëm”, tha Xhemajli për Front Online.

    Ai tha se sindikata do t’i ndjek të gjitha të drejta e garantuara me ligj dhe se pas largimit të masave për parandalimin e Coronavirusit do të organizojnë  edhe protesta.

    “Ne kemi më kërkuar që vendimi me u shfuqizu, nuk e di sa a do të shfuqizohet dhe të shkohet me pikat e kërkesës të bëhet ristrukturimi, harmonizimi i të gjitha pozitave në Telekom ku besoj që të dyja do ta rregullojnë më mirë procesin se zbritja e pagave në Telekom. Nëse nuk merret parasysh kërkesa jonë na mbesin rrugët ligjore ku do ta dërgojmë një padi në emër të gjithë punëtorëve të Telekomit dhe pse jo të shkojmë edhe me hapa tjerë sindikal të cilat i kemi të garantuar me ligj pasi që të largohen masat e pandemisë. me protesta dhe hapa të tjerë”, tha ai për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.