×
  • Sport
  • Sport

    “Sillej rreth fushës i humbur”: Mashtrimi më i madh në histori, një amator luajti në Premierligë

    FrontOnline
    15 Janar 2023

    Kjo është historia e pabesueshme e futbollistit më të keq që ka luajtur ndonjëherë në Premeirligë.

    Afati kalimtar është gjithmonë i ngarkuar, derisa klubet duan përforcime, teksa futbollistët negociojnë kontratat më të mira të mundshme, shkruan FrontOnline.

    Në afatin kalimtar të vitit 1996, ndodhi mashtrimi më i madh në Premierligën angleze.

    Protagonist ishte legjendari senegalez Ali Dia.

    Bëhet fjalë për njeriun që e mashtroi Southamptonin.

    Trajneri i aso kohe e Southamtonit, Graeme Souness bëri gabim të madh duke transferuar Ali Dia, i cili luajti për disa klube amatore në Gjermani dhe Francë.

    “George Weah më thirri dhe ma rekomandoi atë. Ai kishte luajtur në Francë dhe Gjermani”, tha ai.

    Në fund të vitit 1996, Southamptoni ishte nikoqir i Leeds Unitedit në shtëpi dhe pas 30 minutash lojë, Dia hyri në fushë.

    Dia dukej krejtësisht i humbur në fushë, vraponte pa objektiva dhe ishte larg pozicionit të tij.

    Souness i mërzitur e kishte nxjerrë nga loja në minutën e 85-të, derisa futbollisti u largua nga fusha duke buzëqeshur.

    Të gjithë ishin të tronditur nga paraqitja e Dias si tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët por edhe gazetarët.

    Ndonëse Sounessit iu tha se Dia kishte luajtur për PSG-n, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë pasi ai mezi kishte marrë minuta edhe në ndeshjet amatore të futbollit francez e gjerman./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.