×
  • Lajme
  • Lajme

    Sibel Halimi zgjidhet anëtare e re e Kryesisë së LDK-së

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Sociologja Sibel Halimi i është bashkuar LDK-së, me ç’rast sot është zgjedhur anëtare e re e kryesisë së partisë qe udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, bëjnë të ditur burime të portalit Front Online.

    Sibel Halimi ka mbaruar studimet MA në departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është e angazhuar si ligjëruese në lëndën “Studime gjinore”, në Departamentin e Filozofisë si dhe asistent profesore për grup lëndësh në departamentin e sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

    Gjithashtu, është e angazhuar në Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC në programin e granteve.

    Sibel Halimi, njihet si aktiviste për barazi gjinore dhe të drejtat e grave. Me angazhimin e saj, ka arritur që disa çështje që kanë të bëjnë me gratë t`i vërë në fokus të debatit publik. Ajo është aktive edhe në fushën e publicistikës.

    Si sociologe ajo boton në vazhdimësi artikuj që trajtojnë problemet e shoqërisë kosovare dhe opsionet për tejkalimin e tyre. Ka të botuara dy libra me poezi: “Kopshti i mëkateve” dhe “Qenia nuk banon këtu” si dhe një sërë hulumtimesh në fushën e studimeve sociale dhe gjinore.

    /Front Online/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.