×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Si t’i kursejmë deri në 30% të faturës vetëm nga ngrohja?

    FrontOnline
    06 Janar 2023

    Duke marrë parasysh se jemi në stinën dimërore kur kriza energjetike është më e dukshme në gjithë botën, KEDS ju ka ofruar qytetarëve disa këshilla rreth kursimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht shpenzimeve në këtë pjesë.

    Sipas njoftimit të KEDS, qytetarët kanë mundësi të kursejnë deri në 30 për qind të faturës së rrymës vetëm nga ngrohja.

    Në njoftim, KEDS ka bërë të ditur hapat që qytetarët duhet të ndërmarrin në vendbanimet e tyre në mënyrë që të kursejnë shpenzimet sa i përket energjisë elektrike.

    Njoftimi i plotë:

    E tërë Evropa tashmë ka vendosur kaldatë e ngrohjes në maksimum 21 gradë Celsius. Kjo temperaturë llogaritet idealja kur kihet parasysh kriza elektroenergjetike që ka përfshirë tash e një kohë të gjatë kontinentin e vjetër, pasiguria e çmimeve dhe e furnizimit me energji elektrike dhe rritja e kërkesës në anën tjetër.

    Jemi në dimër, i cili deri tash ishte mjaft miqësor. Por, shumë shpejt pritet të vijë i ftohti, duke u bazuar në parashikimet e meteorologëve. Me ardhjen e të ftohtit, nevoja për ngrohje rritet. E bashkë më të, rritet edhe pasiguria e furnizimit me energji eektrike, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kur po rritet kërkesa, po fluturojnë.

    Në këto rrethana, kursimi është i domosdoshëm, madje jetik.

    Hapi i parë duhet të jetë ulja e temperaturës në termostatin e kaldajës suaj. Nëse e ulni nga 24 gradë Celsius në 21 gradë Celsius, ekspertët tanë sigurojnë që ju do të kurseni deri në 30 për qind të faturës suaj. Vende të ndryshme kanë vënë kufij maksimalë edhe më të ulët, madje duke shkuar deri në 19 gradë Celsius, siç është rasti i Britanisë së Madhe. Në këto raste, ju do të kursenit edhe më tepër, pasi që dihet se nëse ngroheni me energji elektrike, atëherë ngrohja merr pjesë me minimum 70 për qind të konsumit tuaj mujor.

    Në vende të ndryshme praktikohet edhe ndalja komplete për 2 orë, pasi llogaritet që nuk e ftohë fare ambientin. Këtë konsumatorët mund ta bëjnë në një periudhë të caktuar brenda ditës, në mënyrë që të lehtësohet barra e sistemit elektroenergjetik dhe të kursehet edhe direkt fatura e tyre. Nëse kjo ndalesë praktikohet çdo ditë, atëherë llogaritet që do të kurseni 30- 70 euro të faturës suaj mujore. Kjo është një strategji që në terma ndërkombëtare njihet si win-win, pra ku fitues janë të gjithë.

    T’i përmbahemi këtij rregulli të thjeshtë për të mirën e të gjithëve. Së bashku mund t’ia dalim!

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë. Pritjet...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët...
    Lajme13 Janar 2025
    Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha janë tubimet e kësaj partie aq më të...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka shkruar pas hapjes së fushatës zgjedhore nga PDK-ja në Ferizaj. Rreçica, pas tubimit është...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.