×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta refuzoni një ofertë pune?

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Jo gjithmonë do të dëshironi ta pranoni një ofertë pune. Ndonjëherë mund të jeni në një periudhë kur nuk dëshironi ta pranoni një ofertë për arsye të ndryshme – mbase mund të mos ju përshtatet më, ose mund t’ju ofrohen dy mundësi pune në të njëjtën kohë.

    Refuzimi i një oferte pune nuk është diçka e lehtë, përkundrazi mund të jetë shumë e vështirë. Kërkon kurajo, maturi dhe njohuri.

    Ju duhet të dini se si ta refuzoni një ofertë pune, në mënyrë që të shmangni çdo vështirësi në të ardhmen dhe të mbani një raport të mirë me punëdhënësin. Ne ju sjellim disa këshilla.

    Informoni punëdhënësin sa më shpejt

    Nëse e keni kuptuar që oferta që ju është bërë nuk është e duhur për ju, refuzojeni menjëherë. Tregoni menaxherit apo punëdhënësit sa më herët që të mos e humbni kohën tuaj dhe të tyre.

    Shpjegoni shkurtimisht pse nuk po e merrni punën

    Mundohuni të jeni sa më të qartë në letrën tuaj. Mos e mbushni letrën me gjëra të parëndësishme. Qëndroni drejt e në pikë të asaj që dëshironi t’i thoni punëdhënësit dhe bashkëpunëtorëve tuaj.

    Shprehni mirënjohje

    Duke shprehur mirënjohje, ju tregoni që e keni vlerësuar kohën dhe mundësinë që ua ka dhënë kompania përkatëse. Kjo mund t‘i ndikojë pozitivisht mbajtjes së një raporti të mirë në të ardhmen.

    Shprehni gatishmërinë për të mbajtur kontakt

    Nëse vërtetë jeni të interesuar të punoni për atë kompani, mirëpo roli që ofrohet nuk është i duhuri për ju, atëherë mundohuni të mbeteni në kontakt me kompaninë për ndonjë rol tjetër në të ardhmen.

    Në vazhdim, ju sjellim dy shembuj të e-mails që mund t’i dërgoni kur dëshironi ta refuzoni një ofertë pune dhe në të njejtën kohë të mbani një marrëdhënie të mirë me punëdhënësin.

    Subject: Ofertë pune – (Emri dhe mbiemri juaj)

    I/e nderuar (cekni emrin e personit që po i drejtoheni në letër)

    Fillimisht, ju falënderoj shumë që më keni ofruar pozitën e punës (shëno emrin e rolit që ju është ofruar) në kompaninë tuaj (shkruaj emrin e kompanisë).

    Dua t’ju informoj që nuk mund ta pranoj ofertën e punës ngase (shkruani shkurtimisht arsyen pse nuk mund ta merrni ofertën) si p.sh : Unë jam person që e preferoj më shumë punën ekipore, ndërkaq kjo pozitë pune kërkon më shumë punë individuale. Prandaj, nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua. Më vjen shumë keq.

    Faleminderit shumë për kohën dhe mundësinë e dhënë.

    Uroj shumë suksese për kompaninë tuaj dhe shpresoj që në të ardhmen të mund t’i bashkohem kompanisë në ndonjë rol tjetër.

    Përzemërsisht,

    (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj)

    Ju mund të mos preferoni të jepni ndonjë shpjegim pse nuk do ta pranoni një ofertë pune. Më poshtë, ju sjellim një shembull të dytë të një e-maili që mund t’ju ndihmojë ta refuzoni ofertën e punës me edukatë dhe pa dhënë shumë detaje.

    I/e nderuar (shkruani emrin e personit që po i drejtoheni)

    Dua t’ju falënderoj shumë që më keni ofruar rolin e (shkruani emrin e pozitës së punës) në kompaninë tuaj (shkruani emrin e kompanisë).

    Më vjen shumë keq por nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua në këtë periudhë. Pavarësisht kësaj, une jam shumë i/e interesuar të bëhem pjesë e kompanisë suaj dhe do të isha i/e lumtur të dëgjoja për ndonjë rol tjetër nga ju.

    Faleminderit shumë për vlerësimin dhe kohën tuaj.

    Gjitha të mirat,

    (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj).

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky proces...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Megjithatë, një veprim i tillë duket se nuk...
    Lajme04 Mars 2026
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.