×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta mjekojmë pagjumësinë?

    FrontOnline
    16 Shkurt 2024

    Nëse keni probleme me gjumin, ju nuk jeni të vetëm në këtë çështje.

    Kjo pasi pagjumësia mendohet të ndikojë rregullisht rreth një në çdo tre vetë.

    Po ashtu lodhja dhe mungesa e përqendrimit, mungesa afatgjatë e gjumit ka qenë e lidhur me shëndetin e dobët të zemrës, depresionin dhe ka një rrezik në rritje të vdekjes së hershme.

    Njerëzit me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të zgjohen herët në mëngjes.

    Problemet tuaja me gjumin mund të vijnë dhe shkojnë, ose ato mund të jenë edhe të vazhdueshme.

    Problemet afat-shkurtra të gjumit shpesh lidhen me stresin afat-shkurtër. Kjo pagjumësi afatshkurtër mund të zgjatë për disa ditë ose disa javë.

    Shpesh kjo përmirësohet pas më pak se një muaji.Mjekimi i pagjumësisë fokusohet në arsyet të cilat ju bëjnë juve të mos flini mirë.

    Nëse ju keni një problem tjetër mjekësor, si dhimbje kronike, ose problem emocional, si stres, mjekimi i problemit mund t’ju ndihmojë të flini mirë.Disa njerëz mund të kenë nevojë për barna për një kohë për t’u ndihmuar atyre të flenë. Mjeku shpesh përshkruan barna për një kohë të shkurtër nëse mjekimet tjera nuk funksionojnë. Por barnat nuk ndihmojnë aq shumë me kalimin e kohës sa mund të ndihmojnë ndryshimet në mënyrën e të jetuarit. Barnat e gjumit po ashtu mund të bëhen shprehi. Barnat funksionojnë më së miri si terapi afat-shkurtër e kombinuar me ndryshime në stilin e jetës dhe në sjellje.

    Mjeku juaj po ashtu mund t’ju rekomandojë këshillimin te psikologu, që mund t’ju ndihmojnë juve të mësoni shprehi të reja të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut dhe Fitim Munishit, dëshmitari Gzim Tërnava, i cili njëherësh ka hetuar rastin si...
    Vip09 Janar 2025
    Shtëpia më e famshme në gjithë shqiptarinë, Big Brother VIP Kosova 3, ka marrë ‘flaakë’ nga një debat patriotizmi mes dy drenicakëve....
    Sport09 Janar 2025
    Al Nassr ka arritur të përmbys rezultatin dhe tani po avancon 2:1 ndaj Al Okhdood. Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi nga...
    Vip09 Janar 2025
    Debati për çmimin final të Big Brother VIP Kosova ka vazhduar tutje, teksa Driloni shpërtheu ndaj Vullnetit duke e cilësuar si nxitës...
    Vip09 Janar 2025
    Debati i ashpër për çmimin e madh që përfshiu të gjithë banorët e shtëpisë nuk kaloi pa ofendime. Kësisoj, ishte Xheneta ajo...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.