Truprojet kalojnë një trajnim intensiv për të qenë të gatshëm për të mbrojtur njerëz të famshëm, CEO dhe politikanë.
Firma e sigurisë Global Threat Solutions ka mbrojtur persona si Joe Biden dhe Kamala Harris dhe pret trajnime për truprojat e rinj që përpiqen të futen në këtë fushë.
Business Insider ndoqi pesë rekrutë të rinj në një trajnim tre-ditor në Long Island, NY.
Ndërsa mësojnë formacione, si të planifikojnë skenarë emergjentë dhe si të kërkojnë vendet para çdo detaji sigurie, ata bëhen gati të vendosin jetën e tyre në rrezik për klientët e tyre.
Ata mësojnë si të qëndrojnë pranë personave që janë duke i ruajtur, si të mbajnë armën, në çfarë pozicioni të qëndrojnë dhe të jenë të gatshëm në çdo moment për ndërhyrje.
Truprojat mësojnë po ashtu si t’a largojnë personin që po e ruajnë nga vendi i rrezikut sa më shpejtë që të jetë e mundur. Paga e tyre sillet nga 100 mijë deri në 200 mijë dollarë