×
  • Kronika
  • Kronika

    Si në filma: Të miturit në Drenas vjedhin një veturë dhe tentojnë të ikin, kërcejnë nga xhami derisa i ndjek Policia

    FrontOnline
    13 Nëntor 2022

    Jo rallëherë të miturit në Kosovë përfshihen në përleshje, raste të vjedhjeve e konflikte të ndryshme dhe rrjedhimisht futen në telashe me ligjin. Metodat e tyre për t’iu ikur prangave të Policisë ndonjëherë ngjasojnë edhe me skena filmi, siç ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, në qytetin e Drenasit.

    Tre të mitur, të moshave 15, 16 e 17-vjeç i ka zënë sherri me Policinë në pikë të mëngjesit, kur vodhën një veturë dhe tentuan t’ia mbathnin.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua derisa Policia po patrullonte, kur zyrtarët policorë kanë ngritur dyshimet për automjetin që po lëvizte, në të cilin ndodheshin të miturit.

    Kjo ka bërë që Policia t’iu vihet pas për t’i kapur, por ata zgjodhën një formë për t’u arratisur edhe pse s’ia dolën mbanë pasi sërish përfunduan në pranga.

    Siç mëson Sinjali, posa të dyshuarit e vërejtën veturën e Policisë që po i ndiqte, ata kërcyen nga automjeti, i cili më pas u përplas, duke shkaktuar kështu dëme.Me rastin e intervenimit të Policisë, fillimisht u arrestua vetëm njëri nga të dyshuarit e më pas edhe dy të tjerë u kapën pas një periudhë të shkurtër kohore.

    Ndërsa personi tjetër që dyshohet të ketë qenë me ta, ndodhet në arrati. Pas shoqërimit të tre të dyshuarve në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 24 orësh dhe inicimin e rasteve në drejtim të dy veprave penale “Vjedhje në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur...
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.