×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas të dhënave konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve. Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja.

    Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

    Si ndikon xhenxhefili në organizëm

    Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eleminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave. Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

    Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

    Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%. Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrnave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

    Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore

    Të dhëna nga studime të ndryshme, ku AgroWeb.org bazohet, tregojnë dhe funskionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrnave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.

    Një tjetër pasojë positive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre. Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen. Por jo vetëm, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.