×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shumica u infektuan në një ceremoni mortore, 11 raste me COVID-19 në Kukës

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Pavarësisht apeleve të përditshme nga autoritetet shëndetësore, sërish njerëzit tregohen neglizhues deri dhe injorues ndaj masave anti-Covid.

    Këtë fakt e vërtetojnë edhe shifrat në qytetin e Kukësit, ku nga 11 të infektuar aktivë, më shumë se gjysma e tyre e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore.

    Kukësi prej datës 13 qershor është rikthyer në hartën e COVID-19 pas më shumë se dy muaj pa asnjë rast. Aktualisht në Kukës janë 11 persona aktivë të infektuar me koronavirus. Por ajo që shikohet si shqetësuese nga institucionet lokale të shëndetit është fakti që gati gjysma e të infektuarve e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore ku janë shpërfillur masat.

    “Në një ceremoni vdekje ku kanë marrë pjesë shumë persona, na kanë rezultuar 6 persona pozitivë. Në këto ceremoni dasmash dhe vdekjesh duhet të kemi shumë kujdes, se po bëhen shkak të koronavirusit”, thotë Fadil Morina, drejtor i NJVSH Kukës.

    Ndërkohë, situata në qytetet e tjera të qarkut të Kukësit paraqitet e qetë, ku në Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, është drejt fitores në balotazhin presidencial kundër kandidatit ultranacionalist, George Simion, sipas dy exit poll-eve....
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Ish-presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, shkruan BBC “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden...
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Presidenti finlandez, Alexander Stubb, ka deklaruar se Donald Trump, po humb durimin me Rusinë, pasi foli me udhëheqësin amerikan. Stubb foli gjithashtu...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” që Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është...
    Lajme19 Maj 2025
    Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global....
    Lajme19 Maj 2025
    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin mbetur të vdekur...
    Lajme19 Maj 2025
    Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për Sinjalin se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur,...
    Lajme19 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së i është drejtuar me një letër Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-kryebashkiaku i Kuksit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.