Qeveria “Hoti” sa ishte në pushtet ua kishte mundësuar kontributpaguesve të tërhiqnin 10 për qind të kursimeve pensionale në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se gjatë kësaj kohe, ka pasur raste kur punëtorët nuk janë deklaruar nga punëdhënësi.
“Zakonisht ndodh më së shpeshti që ata nuk deklarohen nga punëdhënësi, zakonisht është kjo, dhe kemi raste që gjatë kësaj periudhe që kanë ardhur me idenë se kanë kursime të akumuluara për shumë vjet e ka ndodh që nuk kanë pasur fare kursime të paguara, përkundër që punëdhënësi i tyre iu ka deklaruar ose i ka premtuar, ai i ka ndalur edhe pagesën për pagesë të kursimeve pensionale”, tha Demi për Front Online.
Tutje Demi shton për Front Online se në javën e parë të aplikimeve më pak se 9 orë kanë aplikuar 220 mijë persona, kurse në tre muajt e fundit numri ka rënë dukshëm, shifra e të cilëve është 25 mijë persona.
Afati për aplikimin e tërheqjes së mjeteve është deri me datën 6 prill./Front Online
10% i Trustit/ Kjo është shifra marramendëse që tërhoqën qytetarët