×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    10% i Trustit/ Kjo është shifra marramendëse që tërhoqën qytetarët

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Qeveria “Hoti” sa ishte në pushtet ua kishte mundësuar kontributpaguesve të tërhiqnin 10 për qind të kursimeve pensionale në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje.

    Interesimi i qytetarëve për t’i tërhequr këto mjete ka qenë mjaft i madh.

    Vetëm deri në javën e kaluar kanë aplikuar rreth 425 mijë kontribuues për të tërhequr 10 përqindshin.

    Kështu ka thënë për Front Online, Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale.

    “Deri javën e kaluar janë rreth 425 mijë kontribuues që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit, për këto ditë e kësaj jave nuk i kam statistikat, por nuk pres që të ketë ndryshime shumë, për shkak se numri i aplikimeve në ditë ka renë ndjeshëm dhe janë rreth 100 zakonisht brenda një dite që aplikojnë, shuma e dhënë për këta aplikues ka shkuar në rreth 197 milionë euro”, tha Demi për Front Online.

     Rreth 11 mijë persona aplikuan për të tërhequr nga Trusti më pak se 10 euro

    Janë rreth 11 mijë persona që kanë aplikuar për shumë 10 euro e më pak.

    E për këtë Demi thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve nuk është në gjendje aspak të mirë.

    “Fatkeqësisht numri i atyre që kanë aplikuar për tërheqje edhe të 10 eurove e më pak është i lartë. Janë 11.004 persona deri më tani që kanë aplikuar për bilance për terheqje deri në 10 euro, dmth që kanë pas kursime deri në 100 euro, dhe që tregon gjendje aspak të mirë ekonomike te një numër jo të vogël të qytetarëve, ashtu si për bilancin të tërhequra deri 50 euro, pra prej kursimeve pensionale deri ne 500 euro kanë aplikuar 60.502 kontribuues deri me tani, dhe në fakt këta që kanë aplikuar këtë shumë  përbejnë 44.7 % e krejt aplikuesve të mundshëm në këtë kategori”, tha Demi për Front Online.

    Shumë punëtorë u mashtruan nga punëdhënësit duke mos ua paguar Trustin atyre

    Gjatë kësaj kohe, Demi tha për Front Online se ka pasur raste kur punëtorët nuk janë deklaruar nga punëdhënësi.

    “Zakonisht ndodh më së shpeshti që ata nuk deklarohen nga punëdhënësi, zakonisht është kjo, dhe kemi raste që gjatë kësaj periudhe që kanë ardhur me idenë se kanë kursime të akumuluara për shumë vjet e ka ndodh që nuk kanë pasur fare kursime të paguara, përkundër që punëdhënësi i tyre iu ka deklaruar ose i ka premtuar, ai i ka ndalur edhe pagesën për pagesë të kursimeve pensionale”, tha Demi për Front Online.

    Tutje Demi shton për Front Online se në javën e  parë të aplikimeve më pak se 9 orë kanë aplikuar 220 mijë persona, kurse në tre muajt e fundit numri ka rënë dukshëm, shifra e të cilëve është 25 mijë persona.

    Afati për aplikimin e tërheqjes së mjeteve është deri me datën 6 prill.

     

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.