×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë hetime e pak dënime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Agjencia Kundër Korrupsionit, vazhdon të dërgojë kallëzime penale për korrupsion në prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen me prioritet të duhur, thonë zyrtarët e agjencisë.

    Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion. Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori.

    Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, tha se rastet e dyshuara për korrupsion të nivelit të lartë duhet të merren me seriozisht.

    “Me vet faktin që në vitin 2020, kemi pasur të bëjmë me pandemi, rastet kanë shkuar ngadalë, por edhe kështu nga praktika, rastet e profilit të lartë po shkojnë ngadalë”, tha Havolli.

    Havolli, thotë se në kallëzimet e dërguara në prokurori, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme.

    “Ka [raste] ministra, zëvendësministra, drejtorë, dekanë, pro-dekanë, drejtorë të bordeve, sekretarë permanentë, sekretarë të ambasadave dhe të natyrave të tjera, për të cilët është ushtruar kallëzim penal nga ana e agjencisë”, tha Havolli.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka në proces të punës disa raste të zyrtarëve të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se vetëm në vitin e kaluar janë shënjestruar tetë raste dhe janë ngritur 10 aktakuza.

    “Janë ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shënjestruara vitin paraprak. Deri tash i kemi shënjestruar diku rreth 60 raste prej tyre 35 kanë të bëjnë me korrupsion 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera i kemi në pezullim”, tha Isufaj.

    Ai tha se rezultate konkrete nga ngritja e këtyre aktakuzave duhet të priten më vonë, pasi që siç thotë ai, duhet respektuar proceduarat dhe të kompletohet dokumentacioni.

    “Edhe nëse duam me i zvarrit nuk mundemi sepse në momentin kur fillojnë hetimet zyrtarisht ato zgjasin dy vjet, edhe po të donim ne më tepër nuk mundemi”, tha Isufaj.

    Nga ana tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, institut ky që monitoron punën e sistemit të drejtësisë, thotë se numri i prokurorëve në Kosovë në vitet e fundit është rritur tej mase duke ndikuar që numri i lëndëve në krimet e rënda në prokurori themelore por edhe në Prokurorinë Speciale të ulen ndjeshëm. Por, sipas tij, për raste të nivelit të lartë nuk ka vullnet e guxim që të punohet në to.

    “Ka mungesë guximi nga një pjesë e madhe e kryeprokurorëve për të hetuar dhe ndjekur rastet e profilit të lartë, në rastet kur ngritën aktakuzat, vonesa të mëdha paraqiten në gjykata, ku për shkak të keqmenaxhimit në raste edhe me qëllim të KGJK-ë, departamentet për krime të renda në gjykata pothuajse nuk e kanë vëmendjen e duhur të KGJK-së”, tha Miftaraj, për rel.

    Gjatë vitit 2020, sipas raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, janë zhvilluar procedura hetimore paraprake në gjithsej 313 raste, prej të cilave 134 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2020 janë pranuar edhe 179 raste.

    Prej tyre 124 raste, sipas raportit, janë përcjellë në Prokurori dhe në Polici për procedim të mëtutjeshëm, 16 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, kurse 112 raste janë mbyllur.

    Mbi 90 raste janë mbyllur për shkak se pas zhvillimit të procedurës së hetimeve paraprake është konstatuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme.

    Katër raste janë mbyllur në pajtim me kornizën ligjore në fuqi, për shkak se Agjencia nuk ka pas kompetencë për zhvillimin e procedurës së hetimeve paraprake dhe 14 raste janë mbyllur për shkak se ka qenë duke u zhvilluar procedurë penale nga organet kompetente.

    Kurse 61 raste, janë në procedurë.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ish kryeministri  Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21...
    Lajme08 Tetor 2024
    Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dha arsyet e mospjesëmarrjes së partisë së tij në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Megjithatë, Molliqaj tha se...
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.