×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet vaksinimi i mësimdhënësve kosovarë në Shqipëri, s’ka vaksina

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Gjatë konferencës për media se bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit të mësimdhënësve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” atje.

    Me këtë rast ai ka vënë në dukje se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologen e tij, Orgeta Manastirliu, e cila i ka premtuar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, atëherë një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës për vaksinimin e mësimdhënësve.

     

     

    “Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”, ka thënë Vitia.

    Vitia ka thënë se janë duke pritur ardhjen e 76 mijë vaksinave nga programi COVAX, gjithashtu edhe ndihmat nga Komisioni Evropian, si dhe zbuloi se kanë marrë konfirmim edhe nga disa kompani të tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovës, por detajet mund të dëmtojnë konfidencialitetin e bisedimeve.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Pak javë para konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl kërkon nga Komisioni Evropian të caktojë njerëz...
    Lajme12 Tetor 2024
    Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B....
    Lajme12 Tetor 2024
    Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamionë goditi 7 vetura ku lëndoi...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baci, ka kritikuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci. Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar Komandantin e FSK-së dhe...
    Sport12 Tetor 2024
    Lituania e ka ngushtuar epërsinë falë golit të Golubickas i cili shënoi në minutën e 84-të. Golubickas e shfrytëzoi gabimin e portierit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.