Është shtyrë edhe takimi i Brdo-Brione, i cili të hënën e ardhshme është dashur t’i bëjë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë e Kroacisë në Lubjanë.
Takimi ishte paraparë të mbahej për të shënuar dhjetëvjetorin e Samitit të Brdo-Brione.
Kosova në këtë samit mësohet se do të përfaqësohej nga presidenti Hashim Thaçi. Aty ishte e paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.