×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës fakt i kryer, Zejnullahu i ZRRE-së: Shpresojmë për çmime më të mira viteve të ardhshme

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejnullahu gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve sot.

    Ai iu tha gazetarëve se në këtë mënyrë “reflektohet” një pjesë e importit të energjisë elektrike që tha se është bërë vitin e kaluar, por edhe “nevojat për vitin e ardhshëm”.

    “ZRRE ka parë një raport. Ai është një vlerësim profesional i stafit të ZRRE-së që shihet mesatarisht – ajo bile thotë që tarifa është mesatare. Mund të ketë kategori të tjera të konsumatorëve që të kenë barrën më të mëdha të kësaj… Kjo është nevoja për të reflektuar një pjesë të importit që është importuar në vitin e kaluar dhe nevojat për vitin e ardhshëm. Kryesisht, dy kompetente kryesore janë: çmimet e importit dhe kostot e rezervave. Ndoshta disa e kanë keqkuptuar se çka janë shërbimet ndihmëse. Shërbime ndih,ëse janë ai gjeneratori që qëndron në gatishmëri për të na furnizuar kurdo që Kosova B ose Kosova A del nga sistemi, me e zëvendësu atë energji, dhe ajo është kosto e shërbimeve ndihmëse, që është rreth mbi 40 milionë euro, vetëm për arsye që mos të kemi ndërprerje kurdo që të del jashtë sistemit”, tha ai.

    Zejnullahu tha se “shpresojnë” që të ketë çmime më të favorshme të rrymës gjatë viteve të ardhshme.

    “Prandaj mos e konsideroni që ZRRE-ja po ka dëshirë me i rritë çmimet e energjisë elektrike, por këto janë mundësitë në treg. Shpresojmë që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresojmë që të kemi kapacitete gjeneruese vendore, e të mos kemi nevojë ta importojmë atë sasi të energjisë dhe shpresojmë që këto biznese që janë bashkërisht me neve do të shikojnë mundësi për të investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë, edhe këto vetë si biznese, por edhe neve si qytetarë, që të kemi çmime sa më të favorshme për konsumatorin tonë”, tha ai.

    Ai ka thënë të premtën në Euro n’T7 se shtrenjtimi i sërishëm i rrymës ka “benefite”.

    “Benefitet janë që do të kemi 24 orë furnizim me energji elektrike”.

    Për ata që nuk mund ta përballojnë financiarisht një tjetër shtrenjtim të rrymës, ai ka thënë se “ligji ua mundëson me e bë kërkesë në Ministrinë e Financave” për të përfituar ndonjë subvencionim eventual.

    “Unë konsideroj që është shumë më mirë të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike sesa të kemi reduktime”, ka thënë ai në T7, duke theksuar se “s’ka alternativë tjetër”. Sipas tij, “ose duhet me pasë ngritje të energjisë elektrike, ose duhet me pasë reduktime”.

    Shtrenjtimi i rrymës do të pasojë me shtrenjtimin e produkteve esenciale për qytetarët, kanë paralajmëruar bizneset. Shoqata e Industrisë së Qumështit tha të dielën se një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit, ndërsa i kërkoi Qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar këtë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...
    Lajme25 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Ushtarët amerikanë të Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës të SHBA-së (LMT), të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një...
    Lajme25 Mars 2025
    Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe F.D. pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale...
    Lajme25 Mars 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me Gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë...
    Lajme25 Mars 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Për sakrificën dhe guximin e tij sot në shkollën e mesme Jovan Kostadinov, i riu 19-vjeçar, i cili u ka shpëtuar jetën...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet nga takimi urgjent i këshillit komunal për siguri, pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.