×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca në Këshill të Sigurimit, Srpska i kërkon shefes së UNMIK-ut të paraqesë “vuajtjet e popullit serb”

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të prezantohet raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

    Në një komunikatë për media, Lista Srpska tha se në këtë takim i kanë folur shefes së UNMIK-ut për “dhunën e vazhdueshme” ndaj serbëve të Kosovës dhe se i kanë kërkuar asaj që në këtë raport ta paraqesë “gjendjen reale” të popullit serb në Kosovë.

    Në këto pretendime, Listës Srpska këtë herë përfshiu edhe boshnjakët.

    “Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan vazhdimin e dukshëm të dhunës institucionale ndaj serbëve, madje edhe ndaj të miturve dhe fëmijëve të përkatësisë etnike serbe dhe boshnjake, të cilët së fundmi janë rrahur dhe privuar padrejtësisht nga liria nga policia e Kosovës”.

    “Gjithashtu u theksua se një mandat në Kuvendin e Prishtinës iu hoq popullit serb dhe ia dha regjimit të Prishtinës ,Nenad Rashiqit, gjegjësisht Vetëvendosjes së Kurtit. U theksua se institucionet e Kosovës po ushtrojnë presion mbi serbët, se bizneset po bastisen pa arsye, se serbët po arrestohen për krime lufte pa prova dhe se sulmuesit e serbëve në përgjithësi mbeten të pandëshkuar”, pretendon kjo parti.

    Ndërsa, në fund Lista Srpska “tha se e mbështet punën e UNMIK-ut në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërkon që raporti të paraqesë gjendjen reale në terren dhe vuajtjet e popullit serb”./Express/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri. I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në...
    Lajme19 Prill 2025
    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar...
    Lajme19 Prill 2025
    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.