×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Shteti shpërblen me kontratë 1.7 milionë € kompaninë që e gjobiti për shmangie të akcizës

    Fatlum Berisha
    25 Gusht 2022

    Një tender që “peshon” gati 1.7 milionë euro po planifikohet t`i jepet kompanisë “Hib Petrol”, e gjobitur pak muaj më parë nga Dogana për shmangie të akcizës.

    Është Agjencia Qendrore e Prokurimit ajo që më 24 gusht të këtij viti ka rekomanduar për kontratë biznesin, e udhëhequr nga Ibrahim dhe Kujtim Bucaliu. Sipas marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet ditëve në vijim, parashihet furnizimi me karburante i FSK-së për 12 muaj.

    AQP është organ që kryen aktivitetet e prokurimit ne emër të autoriteteve kontraktuese në rastet kur këto të fundit kërkojnë diçka të tillë. Në rrethanat konkrete, Ministria e Mbrojtjes e ka ngarkuar këtë organ për të realizuar aktivitetetin e prokurimit – ani pse ka mundur të merret vetë me të, raporton “Front Online”.

    Kontrata është publike kornizë, çka nënkupton se shuma prej gati 1.7 milionë euro mund të mos harxhohet e tëra. FSK paguan vetëm për litrat e derivateve që shpenzon.

    Tenderi ka shkuar me procedurë të hapur. Për të kanë aplikuar dy kompani, raporton “Front Online”.

    “Petrol Company” ka ofertuar me 1 milion e 649 mijë euro. Kurse “Hib Petrol” me një çmim prej 1 milion e 625 mijë eurove.

    Dhënia e tenderit për “HIB Petrol” vjen dy muaj pasi kompania në fjalë “hëngri” një gjobë të madhe.

    Ajo u ndëshkua nga Dogana e Kosovës me rreth 1 milion euro. I kishte dërguar për muaj të tërë Doganës dokumentete, të nënshkruara nga zyra ndërlidhëse e Greqisë, si subjekt pranues i derivateve të naftës. Importi i naftës për ambasadat, zyret ndërlidhëse e misionet e huaja lirohet nga akciza. Mirëpo këto dokumente të “HIB PETROL” ishin të falsifikuara, raporton “Front Online”.

    Dogana kishte njoftuar se jo vetëm kjo kompani, por edhe dy të tjera ishin të përfshira në këtë skemë. Llogaritej se ato, të trija bashkë, i janë shmangur akcizës në vlerë mbi gjysmë milionë euro.

    “Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikura nder vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, njoftonte Dogana e Kosovës.

    Si rezultat i aksionit të Doganës në pranga patën përfunduar tre persona. Në mesin e tyre edhe Fatbardh Xhaferi, atë kohë, menaxher i kontratave në kompaninë, “Hib Petrol”, raporton “Front Online”.

    Ndaj tij dhe dy të pandehurve tjerë, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak. Mbi F.XH, H.H dhe J.GJ rëndonin akuzat për shmangie nga pagesa të tarifave akcizore dhe për falsifikim të dokumenteve.

    “Të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ masa e arrestit shtëpiak iu është caktuar sipas neni 183 paragrafi 1 dhe 9 dhe neni 187 paragrafi 1.2.1 dhe 1.2.2”, thuhej tutje në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Përballja e Bucalive me shtetin për tenderët

    Drejtori gjeneral i “HIB Petrol”, Kujtim Bucaliu ishte dënuar në vitin 2018 me dënim unik prej katër vjetësh burgim dhe me një gjobë në shumë prej 15 mijë eurosh.

    Ai ishte shpallur fajtor për veprat penale “mashtrimi” dhe “mashtrimi i blerësve”, lidhur me furnizimin me naftë të 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të Komunës së Prishtinës për ngrohje dhe gjenerator.

    Kurse, kompania e tij “HIB Petrol” ishte dënuar me mbi 30 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit, raporton “Front Online”.

    Sipas Prokurorisë, në intervalin kohor nga 8 shkurt 2012 e deri me 30 janar 2014, “HIB Petrol” sh.p.k dhe e dëmtuara–Komuna e Prishtinës, kishin nënshkruar kontratë për furnizimin me naftë të 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të Komunës së Prishtinës për ngrohje dhe gjenerator. Personi përgjegjës i personit juridik “HIB Petrol” sh.p.k me vetëdije kishte mashtruar Komunën e Prishtinës me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të fondeve publike për vete. Të njëjtit kishin siguruar vajra gazore për ngrohje nga burime të paidentifikuara, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve përmes fletëpagesave lidhur me përmbajtjen dhe cilësinë e naftës.

    Sipas aktakuzës, “HIB Petrol”, sipas kontratës e kishte mashtruar Komunën e Prishtinës që të veproi në dëm të pasurisë së saj, duke i ofruar naftën e cila nuk përkonte me kriteret dhe cilësitë e karburanteve të lëngëta të naftës të parapara me neni 7 të udhëzimit administrative. Si dhe duke tejkaluar prezencën prej 10,0mg/kg të sulfurit në naftë, madje edhe duke e tejkaluar vlerën e lejuar deri ne 80 herë me shumë, duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe të dëmtuarës, Komunës së Prishtinës.

    Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim. Kësisoj, më 11 nëntor 2019, Bucaliu dhe përfaqësuesi juridik i HIB Petrol-it, Shkelzen Hetaj, ishin liruar nga akuzat për mashtrim, raporton “Front Online”.

    “Pas shumë seancave, dëshmitarëve të dëgjuar dhe shumë provave të administruara nga ana e Gjykatës, ne, Arianit Koci dhe Granit Vokshi, avokatë mbrojtës të të pandehurve Kujtim Bucaliu dhe Hib Petrol Sh.P.K., me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me anë të kësaj komunikate për medie, ju njoftojmë se më 11 nëntor 2019, Gjykata e Apelit të Kosovës, ka Refuzuar Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si të pa bazuar”, thuhet në një njoftim të avokatit Arianit Koci.

    Kjo s`ishte mirëpritur mirë nga atëkohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “Nuk më çudit më asgjë në këtë vend. Nuk e kam parë vendimin dhe s’dua të komentoj. Por, prej që është kthyer në Apel lënda, kjo ka qenë e dyshimtë”, kishte deklaruar Ahmeti./“Front Online”

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Tridhjetetetë është bilanci i fundit i viktimave të shkaktuar nga rrëzimi i aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” (AZAL) në Kazakistan. Kështu ka raportuar...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Gjesti ka shkaktuar sërish të qeshura kur po ironizonte me një grup banorësh, për idenë e krijimit të aleancave brenda shtëpisë. Dhe...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Fenerbahçe po raportohet  se po kërkon ta rikthejë yllin kosovar, Vedat Muriqi. Ndonëse kanë Edin Xhekon gjigantët turk duket se kanë nevojë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë miratuar ankesën e kësaj partie lidhur me moscertifikimin nga KQZ...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.