×
  • Kronika
  • Kronika

    Shteti ia merr fëmijët nënës nga Drenasi që lejoi dhunimin e vajzës së saj 14-vjeçare

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Javë më parë, një 14-vjeçare në Drenas dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Ndërsa, tani të gjithë fëmijët e gruas së arrestuar janë nën përkujdesjen e shtetit.

    Kjo u bë e ditur nga Qendra për Punë Sociale në Drenas në një përgjigje për Gazetën Express.

    “Po, fëmijët i kemi marrë, i kemi dërguar në strehimore. Për momentin fëmijët janë ende në strehimore”, tha drejtori i kësaj qendre, Emin Dobra.

    Burime të sigurta të Gazetës Express brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se është hapur rast ndaj të dyshuarit dhe gruas për veprën penale Trafikim të Qenieve Njerëzore. Ata po dyshohen për pesë raste të trafikimit të qenieve njerëzore.

    Ndërsa, gjendja e fëmijëve të cilët aktualisht janë në strehimore është e mirë.

    “Ne jemi në kontakt me strehimoren dhe deri tani çdo gjë është në rregull”, tha Dobra.

    Fëmijët për momentin nuk janë duke e vijuar mësimin në shkollë, por së shpejti ata do të rikthehen në bankat shkollore.

    “Besoj që së shpejti do të kthehen në shkollë. Kemi biseduar me drejtorin e shkollës që mos me pasë pengesa dhe me vazhdu fëmijët mësimin”, shtoi Dobra.

    Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, fëmijët kanë shkuar te dajat e tyre, pastaj Qendra për Punë Sociale i ka marrë nën përkujdesje duke i dërguar në strehimore.

    Gazeta Express thirrur në burime të veta brenda Prokurorisë së Shtetit, javë më parë ka bërë të ditur se nëna e 14-vjeçares kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj. Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.