×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shteti i menaxherëve/ Kosova i ka rreth 32 mijë menaxherë

    FrontOnline
    04 Janar 2022

    Biznesi i tij numëron 208 punëtorë.

    E prej tyre, 11 janë menaxherë.

    Secili prej tyre ka sektorin e tij.

    Ndërsa, në bazë të sektorit dhe punës dallon edhe paga e tyre.

    Bëhet fjalë për kompaninë për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka.

    Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi për FrontOnline tregon se si janë të ndarë në sektorë menaxherët në kompaninë e tij.

    Sipas tij, sektori i financave dhe administratës kanë tre menaxherë, derisa sektorët e tjerë duke përfshirë atë të marketingut, shitjes, prodhimit, eksportit, ritelës dhe horekës kanë nga një menaxher.

    E, nëse bëhet një krahasim me përqindje atëherë i bie që 5% e punëtorëve në këtë kompani janë menaxherë.

    Palushi, nuk ka treguar pagat se sa paguhet një menaxher, por ka thënë se kjo bëhet në bazë të përgjegjësisë që kanë.

    “Pagat dallojnë në bazë të përgjegjësive që posedon dhe pozitën të cilën ai e udhëheq”, ka thënë shkurt Palushi, për FrontOnline.

     

    Bizneset private/ Rreth 10% e punëtorëve janë menaxherë

    Me pozita menaxheriale nuk qëndron keq as kompania “Meka”, në Dragash.

    Kjo kompani ka gjithsej 72 punëtorë, kurse nëntë të tjerë janë me mëditje varësisht sipas nevojës dhe kërkesave në punë.

    Prej 72 punëtorëve shtatë janë menaxherë.

    Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj.

    Nëse, krahasohet me përqindje atëherë i bie që në këtë kompani 9.7% e punëtorëve janë menaxherë.

    Por, pak më ndryshe janë të ndarë sektorët në këtë kompani.

    Aty, ka menaxher gjeneral, menaxher i shitjes dhe marketingut, menaxher komercial, të kontabilitetit, të personelit, të repartit dhe të teknologjisë.

    Njëjtë sikurse Palushi edhe Piraj thotë se menaxherët paguhen në bazë të përgjegjësisë që kanë.

    “Po, ka dallim në paga në bazë të përgjegjësisë që e kanë dhe ka dallim të konsideruar”, ka thënë Piraj për FrontOnline.

     

    Menaxherët/ Mbi 24 mijë meshkuj, rreth 6800 femra

    Por, sa është numri i menaxherëve të punësuar në gjithë Kosovën.

    Pozita menaxheriale në vend dallon shumë në mes meshkujve dhe femrave.

    Nga 31 mijë e 256 menaxherë sa janë gjithsej, prej tyre 24 mijë e 487 janë meshkuj, ndërsa 6769 femra.

    Numër më të madh të punësuarve në bazë të profesionit në Kosovë, ka në sektorin e shërbimit dhe shitjes.

    Janë gjithsej 89 mijë e 936 persona që janë të punësuar në këtë sektor. Prej tyre meshkuj janë 67 mijë e 958, ndërsa femra 21 mijë e 438.

    Pas kësaj, janë profesionet elementare.

    Aty janë të punësuar gjithsej 54 mijë e 159 persona. Nga ta 45 mijë e 82 janë meshkuj, kurse nëntë mijë e 77 femra.

    Keq me punëtorë nuk qëndron as sektori i zejeve dhe profesioneve të ngjashme.

    Në këtë sektor janë të punësuar gjithsej 40 mijë e 96 persona, ku nga ta 34 mijë e 343 janë meshkuj e pesë mijë e 753 femra.

    Në bazë të një tabele që e posedon FrontOnline shihet se në secilin sektor të profesioneve numri më i madh i të punësuarve është meshkuj.

    Sipas kësaj tabele të punësuar në Kosovë sipas profesioneve janë 363 mijë e 383 persona.

    Prej tyre 264 mijë e 733 janë meshkuj, ndërsa 98 mijë e 650 femra.

    Më pak të punësuar ka punëtorë të kualifikuar (aftësuar) në bujqësi, pylltari dhe peshkatari.

    Janë vetëm katër mijë e 623 të tillë./FrontOnline

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.