×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shteti dështon përballë falsifikatorëve të monedhave, vlon tregu nga 2 eurot false

    Aulona Konjuhi
    02 Dhjetor 2023

    Falsifikimi i parave në Kosovë është bërë dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese.

    Në Kosovë këtë vit ka pasur rritje të numrit të rasteve të falsifikimit të parave të monedhave prej dy eurove.

    Të mërkurën, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar grupi që ka falsifikuar 2 euro false.

    Në këtë aksion janë sekuestruar 85 mijë euro.

    Përmes një komunikate për media, policia njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, pasi kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy euro të falsifikuara.

    Lidhur me këtë dukuri, për Front Online kanë folur ekonomistët kosovar.

    Ish-ministri i Financave: Parat false krim ekonomik, shteti t’i aktivizojë organet adekuate

    Ndikim të madh në buxhetin e shtetit nuk mund të ketë.

    Kështu po thotë për Front Online ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

    Shatri tha se parat e falsifikuara janë krim ekonomik.

    Ish-ministri thotë se nga ky fenomen fiton ai që i ka prodhuar parat deri sa të dënohet.

    “Kjo nuk mund të ketë shumë ndikim në buxhetin e shtetit sepse shuma e gjetur të mërkurën edhe nëse qarkullon një pjesë e vogël shkon në buxhet por nuk ndikon ajo shumë. Kjo është e paligjshme, krim ekonomik, dikush përfiton me diçka që s’është reale i dëmton personat që i kanë parat origjinale. Në këtë rast fiton ai që i ka prodhuar parat e falsifikuara deri sa të dënohet”, deklaroi Shala.

    Shteti t’i aktivizojë organet që merren me parat e falsifikuara, thotë Shatri.

    “Policia duhet t’i ketë sytë qelë dhe Inspektorati i Tregut të japin shpjegime si duhet të identifikohen ato para që nuk janë origjinale, se shumë qytetarë nuk mund t’i dallojnë. Shteti të jetë më aktiv, t’i aktivizojë organet që merren me këto ngjarje me i luftu ma me vendosmëri këto dukuri”, është shprehur Shala.

    Kaçaniku: Shteti i përgjumur, parat e falsifikuar ndikojnë shumë në buxhetin shtetëror

    Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori” e ka vlerësuar ndryshe çështjen e parave të falsifikuara.

    Ai thotë për Front Online se kjo dukuri ndikon shumë për buxhetin shtetëror.

    Sasia e kapur prej 85 mijë euro, sipas Kaçanikut mund të qarkullojë çdo javë.

    “Qarkullimi i 2 eurove të falsifikuara ndikon në tregun kosovar, tash e sa vite janë në qarkullim. Kjo sasi që është gjetur sot mundët të qarkulloj çdo javë, kjo kushton shumë për shtetin e buxhetin në veçanti i nervozon qytetarët konsumator”, tregoi Kaçaniku.

    Disa biznese në Kosovë nuk po pranojnë monedhat dy euro.

    Kaçaniku thotë se kanë drejtë të vetëmbrohen pasi shteti është në gjumë.

     

    “Nëse shteti të cilin e ka themelu qytetari dhe e cili e financon nuk vepron, ai është i detyruar mu vetëmbrojt. Shteti duke qenë i përgjumur që sa vite i ka stimuluar të veprojnë bizneset”, theksoi ai.

    Ai tregon si parandalohet ky fenomen.

    “Me kontrollin nga shteti dhe me kryerjen e funksioneve nga të gjitha institucionet. Po t’i kryente detyrat e veta përpara Qeveria e më hershme dhe kjo e tanishmja kjo çështje ish zgjedh më herët”, ka thënë Kaçaniku.

    Imer Raci: Parat false destabilizojnë tregun, Qeveria të merr hapa të shpejtë

    Njëjtë si Selatin Kaçaniku, mendon edhe ekonomisti Imer Raci.

    Ai në një prononcim thotë se parat false destabilizojnë tregun e dëmtojnë ekonominë.

    Nga kjo dukuri e pësojnë qytetarët e bizneset, tha Raci.

    “Parat që po qarkullojnë të falsifikuara e destabilizojnë tregun kjo i sjellë shumë dëme ekonomisë. Këto para paraqesin një qarkullim jo real se përmes këtyre po bëhet qarkullimi i ekonomisë. Kjo i sjellë dëme qytetarit dhe bizneseve”, thotë Raci .

    Ekonomisti Raci ka kërkuar nga Qeveria të merr hapa të shpejt për largimin e parave false.

    Kjo është mënyra se si duhet të veprojë shteti, sipas Racit.

    “Largimi i parasë së falsifikuar është një hap i nevojshëm që të merret sa ma shpejt nga Qeveria. Të mërkurën që janë kap disa para, ky është lajm i vonuar se e paraqet një ekonomi jo stabile të vendit edhe për vende evropiane. Shteti të ndërhyjë përmes aparateve që e verifikojnë falsifikimin e tyre, pagesat me cash të evitohen”, përfundoi Raci.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shkurt 2024
    Të hënën, pritet të nisin punimet me kapacitete të plota për rregullimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Kontrata për këtë rrugë ishte nënshkruar...
    Lajme24 Shkurt 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Prabowo Subianto për zgjedhjen si president i Indonezisë. Osmani me anë të një postimi në...
    Lajme24 Shkurt 2024
    Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkac ka thënë sot se qëndrimi i Ukrainës në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës...
    Të tjera
    Vip24 Shkurt 2024
    Dinamikat e spektaklit të fundit sollën dhe debati ne parë mes Heidit dhe Romeos, një nga tre çiftet e shtëpisë së “Big...
    Vip24 Shkurt 2024
    Artisja e njohur, Rina Balaj në bashkëpunim me rep-artistin, Marin kanë publikuar projektin më të ri muzikor. “Jena dashtë” titullohet kënga e...
    Vip24 Shkurt 2024
    Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, dhe ndër më të komentuarit për zërin e tyre magjik, Adri dhe Ilirana kanë sjellë projektin...
    Bota/Rajoni24 Shkurt 2024
    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se Ukrainës duhet t’i bëhet mbështetje e fuqishme në luftën e...
    Bota/Rajoni24 Shkurt 2024
    Ukraina në ditën e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia ka nënshkruar marrëveshje të veçanta sigurie me Kanadanë dhe Italinë. Në ceremoninë e...
    Bota/Rajoni24 Shkurt 2024
    Javën e ardhshme ka gjasë të bëhet transferi i parë nga paketa 50 miliardëshe e Bashkimit Evropian si ndihmë për Ukrainën. Presidentja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.