×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Shteti blen tabletët gjysmë milionë euro, zero shanse të nis më 1 nëntor regjistrimi i popullsisë me ta

    FrontOnline
    26 Tetor 2023

    Kosova ka blerë më në fund tabletët e paraparë për regjistrimin e popullsisë së saj.

    Instituti për Hulumtime Front e ka parë kontratën, e cila kap vlerën e gjysmë milionë eurove. Ajo i është dhënë kompanisë Aritech.

    Tenderin e inicoi Agjencia Qendrore e Prokurimit. U përdor procedura e negociuar, ku u ftuan për ofertim dy kompani të ndryshme, Tenzor dhe AriTech.

    Tenzor aplikoi me një çmim total prej tri loteve në vlerë rreth 1.1 milionë euro.

    Kjo i kushtoi meqë ofertuesi tjetër Aritech ofertoi për gjysmë më lirë, me rreth 580 mijë euro, duke u shpall edhe fitues në fund, raporton Instituti për Hulumtime Front.

     

    Një tabletë 165 euro, 3500 sosh mbi gjysmë milioni euro

     

    Loti i parë, shtetit, do t`i kushtojë 248 mijë euro. Parasheh furnizimin me 1500 tabletë.

    Loti i dytë dhe i tretë nga 165 mijë euro. Parashihet furnizimi me nga 1 mijë tabletë për secilin prje këtyre dy loteve, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Në total, Kosova do të paguajë 578 mijë euro, për furnizim me 3500 tabletë, të paraparë për regjistrimin e popullsisë.

    Një tabletë i bie të ketë çmimin diku rreth 165 euro.

     

    Tabletët u vonuan, zero shanse të nis regjistrimi i popullsisë me ta më 1 nëntor

     

    Kompania fituese, AriTech ka afat 14 ditë t`i sjell tabletët.

    Përkundër kësaj, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e pranojnë se janë vonë me testimin e tabletëve, për të filluar procesin e regjistrimi më 1 nëntor.

    Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha ka treguar arsyet.

    “Jemi vone me testim e tablateve, kjo pasi kompania fituese ka dështuar që t’i sjellë tabletat më kohë, për këtë kemi shkëputur kontratën me atë kompani. Kemi nënshkruar marrëveshje me një kompani të re e cila brenda 14 dite do t’i sjell tabletat. Tabletat duhet të jenë se paku një muaj përpara datës së fillimit të regjistrimit, ne ende nuk i kemi. Trajnimi do të bëhet me tableta, ne po tentojmë që regjistrimi të mbaroj në këtë vit”.

    Si rezultat, ai bëri të ditur se ka dërguar kërkesën për të shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë.

    “Kemi dërguar kërkesën që të shtyhet data e fillimit të regjistrimit. Propozimi dërgohet por vendimi merret nga qeveria”, u shpreh Berisha.

    Berisha tha se kanë kërkuar që regjistrimi i popullsisë të fillojë në prill të vitit të ardhshëm.

    Sipas tij me metodën që është paraparë që të filloj regjistrimi i popullsisë me tabletë është e pa mundur që procesi të fillojë me 1 nëntor, por sipas tij, ASK është duke shikuar metoda të tjera që të fillojë këtë proces.

     

    Zëvendëskryeshefi i ASK-së: Kontrata u nënshkrua, operatori nuk i ka sjell tabletët për regjistrim të popullsisë

     

    Zëvendëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha gjatë një interviste për Front Online para disa jave pati thënë që për tabletë është nënshkruar edhe kontrata, mirëpo operatori ekonomik nuk i solli ata brenda afatit.

    “Tabletët nuk i kemi ende nga operatori ekonomik. Ne i kemi të gjitha përgatitjet për të filluar në nëntor të këtij viti. Nëse sigurohen tabletët brenda këtyre ditëve, atëherë konsiderojmë që një numër më i madh i regjistruesve të bëjmë instalimin e atyre programeve me tabletë. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohen 3500 tabletë, afati i fundit për dorëzim ka qenë 27 shtatori 2023”, ka thënë ai.

    Procesi i regjistrimit, fillimisht, ishte paraparë të zhvillohej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

    Më pas u planifikua për datën 1 shtator të këtij viti, por në fund të muajit gusht, Qeveria e Kosovës vendosi që ta shtynte për dy muaj.

    Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti, u mor për shkak të pamundësisë së ASK-së që t’i planifikonte detajet.

     

    Qeveria hesht

     

    Qeveria nuk i ka kthyer përgjigje Institutit për Hulumtime Front nëse kanë marrë vendim për shtyrje të datës për regjistrimin e popullsisë.

    Me vendimin e Qeverisë së vendit, është caktuar që procesi i regjistrimit të nisë më 1 nëntor, në tërë territorin e Kosovës.

    Sipas vjetarit statistikor të Kosovës, i publikuar në fund të shtatorit 2023, Mitrovica e Veriut kishte 11.882 banorë në dhjetor të vitit 2021, Leposaviqi – 12.881 banorë, Zubin Potoku – 6.605 banorë dhe Zveçani – 7.192 banorë.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.

    Regjistrimi i popullsisë pritet të nis më 1 nëntor, ASK-ja ende nuk është furnizuar me 3500 tabletë të kontraktuar

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Fiorentina ka kaluar në finale të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 4-3. Ndeshja nisi furishëm për...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ndërsa tha se ata prijnë me 30 mijë vota dallim...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut, shpalli informacionin e parë për daljen në zgjedhje. KSHZ-ja i vlerësoi zgjedhjet si të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. Nga 24 përdind e votave të numëruara...
    Sport08 Maj 2024
    Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.