Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person, që deri më tani është i panjohur.
Policia njofton se njësitë relevante i janë përgjigjur rastit, ndërsa hetimet vazhdojnë.
“NGACIMIM SEKSUAL |Prishtinë 20.07.2022 – 05:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.