Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”.
Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar për një vjedhje të raportuar më 31 gusht.
Një grua ka raportuar në Polici se i është vjedhur portofoli me para të gatshme. Lidhur me këtë rast, Policia e ka arrestuar shtetasen bullgare dhe e ka dërguar në mbajtje.