Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, raporton Front Online.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësja ePolicisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se të lënduarit tani po marrin trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti./FrontOnline/