×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë pacientë me Covid në Klinikën Infektive

    FrontOnline
    11 Gusht 2024

    Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 7 pacientë me Covid-19, 3 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, përderisa njëri është në mjekim intensiv.

    “Covid 19 është një sëmundje e cila tashmë është e pranishme si sëmundje e rëndomtë në popullatën e vendit tonë. Nuk është më emergjencë e madhe , nuk është më një situatë e tillë kur duhet të merren masa strikte izoluese, por herë pas here, në mënyrë sporadike paraqitet. Tashmë në Klinikën Infektive kemi diku 7 pacient të cilët janë të spitalizuar, 3 nga ta janë me oksigjeno-terapi. E kemi një pacient i cili është duke u trajtuar në mjekimin intenziv, i cili është në gjendje klinike më të rëndë”, ka theksuar për RTK-në, Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive.

    Pacientët e hospitalizuar janë të moshave të shtyra, të cilët kanë edhe sëmundje kronike.

    “Zakonisht, tashmë kërkesë për hospitalizim kemi te pacientët të cilët janë në moshën e tretë, pra mbi moshën 60 vjeçare. Vetëm në disa raste sporadike kemi pasur mosha më të reja, por dominojnë moshat e shtyra dhe dominojnë pacientët të cilët kanë sëmundje tjera të rënda kronike, siç janë pacientët me problemet me veshkët, konkretisht ata të cilët janë në hemodializë, pacientët me probleme të rënda të mushkërive, pacientët kardiak me probleme të mëdha në zemër, pacientët me sëmundje hepatale etj”, ka shtuar ai.

    Vishaj shtoi se ditëve në vazhdim është e mundur të ketë rritje të lehtë të numrit të të prekurve me Covid.

    “Ditët në vijim presim ardhjen e një fluksi pak më të madh të pacientëve për t’u spitalizuar por jo numër aq i madh sa që mos të kemi kapacitete t’i përballojmë. Është e mundur që të kemi rritje sado të lehtë të numrit të pacientëve për spitalizim sepse tash jemi në periudhën ku popullata jonë rritet si pasojë e ardhjes nga shumë vende të ndryshme të Evropës, ku kemi raportime se edhe në vende të tjera Evropës ka prani të infeksionit dhe është e mundur të vijë deri te rritja e numrit por shpresojmë që të mos ndodh që të kemi ndonjë fluks më të madh”, ka theksuar Vishaj.

    Ai ka thënë se tani për tani paraqitet një situatë epidemiologjike e qetë por, sipas tij, qytetarët gjithmonë duhet të kenë një vigjilencë më të shtuar.

    “Në qoftë se kanë manifestime sikur që është kolla, temperaturë, rrjedhje nga hundët, një gjendje sikurse është gjendja gripoze, qytetarët nuk duhet të frekuentojnë zonat e mbyllura sepse në të kundërtën rrezikojnë ta përhapin infeksionin edhe tek personat tjerë të cilët janë të painfektuar”, ka shtuar ai.

    Sipas Vishajt, çdo qytetar që ka simptoma të Covidit, duhet të konsultohet me mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, dhe nëse situata është më delikate, atëherë detyrimisht të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.