Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.
Vetëm gjatë 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar 690 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më sot numri i rasteve pozitive me SARS CoV2 ka shkuar në 43 mijë e 324.