×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi: Kurtit dhe Vuçiqit i ka penguar zëri im kritik, më eliminuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin

    Aulona Konjuhi
    23 Prill 2024

    Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

    Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë të tretë kryetar i komunës më të madhe në Luginë.

    Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2016, ai ishte zgjedhur për herë të parë kryetar i Preshevës, ndërsa në vitin 2018 u rizgjodh sërish.

    Në orët e vona të së shtunës, u shkarkua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kështu thotë vetë Shqiprim Arifi për Front Online.

    Arifi deklaroi se shkarkimi i tij u bër pa formë ligjore dhe asnjë njoftim zyrtar.

    Sipas tij, Vuçiqi këtë e bëri për arsye politike e jo teknike.

    Ai thotë se ky shkarkim erdhi 24-orë para referendumit  në veri të Kosovës, dhe kjo tregon që ai vendos se kush të shkarkohet e kush jo.

    “Shkarkimi im është bërë në formë jo ligjore dhe pa asnjë njoftim zyrtar dhe nuk ka asnjë arsye teknike për t’u shkarkuar, por për arsye politike.

    Para një jave Vuçiqi ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës  që të arrestohen nëse e shkelin Kushtetutën e Serbisë pas tre dite më është dërguar nga Gjykata serbe vendimi për dënimin për vendosjen e flamurit shqiptar për 28 nëntor dhe 24 orë më vonë në ora 23:00 jam shkarkuar nga posti i kryetarit dhe 24 orë para referendumit në veri të Kosovës. Vuçiqi po tregon qartë se ai vendos ritmin politik se kush ku shkarkohet në veri nuk e lejoj”, u shpreh Arifi për Front Online.

    Arifi: Vetëvendosja koordinohet me Serbinë, vendimet po shkojnë në dëm të shqiptarëve

     Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kështu po pretendon vet Shqiprim Arifi.

    Ai tha për Front Online se disa shqiptarë janë bashkëpunëtor të Kurtit që mundësuan shkarkimin tim bashkë me Vuçiqin.

    “Shkarkimi i Vuçiqit nuk ka mundësi të bëhet realitet pa pasur dikë nga shqiptarët politik në Luginë të cilët më zëvendësojnë mua deri në zgjedhje e radhës e këta shqiptarë janë të gjithë bashkëpunëtorë dhe këshilltarë të Albin Kurtit dhe këta nuk kanë mbajtur të marrin pjesë në shkarkimin tim pa aprovimin e Kurtit se Vetëvendosja koordinohet me Serbinë që shkojnë në dëm të shqiptarëve kudo qofshin”, ka deklaruar Arifi.

    Shqiprim Arifi: Vuçiq ka përzgjedhur doraputhësin Ragmi Mustafën si kryetar të ri deri në zgjedhje

    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa.

    Ai tha se presidenti serb ka zgjedhur ‘doraputhësin e tij’ duke ju referuar Mustafës, deri në kohën e zgjedhjeve.

    “I përzgjedhuri i Vuçiqit është Ragmi Mustafa personi i vetëm shqiptar në gjithë rajonin i cili njëherë ja ka dhënë një mirënjohje Vuçiqit personalisht ky është ai kryetari i ri deri në zgjedhjet e radhës e çfarë ndodh pas zgjedhjeve do të shohim më vonë. Ndërsa në Preshevë vendos një tjetër doraputhës të tij  në atë vend”, theksoi Arifi.

    Ish-kryetari i Preshevës: Hakmarrja e parë shkarkimi dhe dënimi im nga Serbia, pas suksesit të Kosovës në KiE

    Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

    Arifi tha për Front Online se hakmarrja e parë ishte shkarkimi i tij dhe dënimi për gjobën e flamurit.

    Ai deklaron se me shkarkimin e tij ka fituar Kurti. Pasi sipas tij, ky i fundit ka instaluar personat e tij në komunë.

    Arifi vlerëson se zëri kritik i tij i ka penguar kryeministrit kosovar dhe presidentit serb.

    “Agresiviteti i Serbisë javët e fundit lidhët me suksesin e Kosovës në KiE dhe si rrjedhojë hakmarrja e parë ka ndodhur njëherë me gjobën për flamur e më pas me shkarkimin tim pa procedura ligjore dhe nuk do të ndalët me kaq. Ky shkarkim i ka konvenuar edhe Kurtit se tash ka instaluar personat e vet në komunën e Preshevës në 5 muajt e ardhshëm dhe bënë çfarë donë. Kurtit dhe Vuçiqit i ka konvenuar shkarkimit tim se kam qenë zë kritik publik me vite me radhë dhe më kanë eliminuar në bashkëpunim me njërin tjetrin”, përfundoi Arifi për Front Online.

    Para se të futej në politikë, Shqiprim Arifi angazhohej në shoqatën e quajtur “Qendra Solidaritetit dhe Avancimit”. Në vitin 2015, së bashku me një grup të rinjsh e themeluan partinë “Aleternativa Për Ndryshim”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.