Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka shpalosur idenë e një projekti të madh për t’i ndihmuar të tjerët.
Ajo ka zbuluar se projekti do të quhet “Një shans”.
“Projekti më është aprovuar dhe po pres fondet, është për ndihmë, jo për operime apo për shtëpi, kushtojnë shumë. Të paktën katër muaj të vihet në zbatim, dua të prek çdo lloj emocioni e personi që e di se ka mbetur pa shpresë”, ka shpjeguar ajo.