×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Azerbajxhanin për gazifikimin e Korçës

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.

    “Është një lajm shumë i mirë ky, i cili është ngjizur prej kohësh midis Albgazit dhe SOCAR, por tashmë po bëhet realitet. Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna, duke nisur me pjesën inxhinierike. Parashikohet që puna të nisë në 2025 për të përfunduar në 2027. Synojmë të krijojmë një rrjet të tërë shpërndarjeje që të mbulojë të gjithë qytetin, por edhe në bizneset e qytetit”, u shpreh Balluku pas firmosjes së marrëveshjes.

    Sipas ministres, projektet për gazifikimin e vendit do të vazhdojë deri në vitin 2030.

    “Sa më shumë të rritet plani për gazifikimin e Shqipërisë, aq më shumë ulen kostot. Në fillim, shteti do ta mbështesë këtë procedurë të re, këtë produkt të ri, duke e zgjeruar më pas edhe në zonën e Pogradecit dhe Ersekës. Ne parashikojmë që ky gazifikim i vendit të vazhdojë deri në vitin 2030, duke mbuluar pjesën më të madhe të qyteteve, të cilat kanë edhe pjesë industriale”.

    E kryeministri Rama dha më shumë detaje nga marrëveshja.

    “Sot në Azerbajxhan ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës dhe marrëveshjen e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe gjigandit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon në mjediset e Samitit Botëror për Klimën, Cop 29”, tha Rama në një postim në Facebook.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lidhur...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.