Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e para në UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
“Kuqezinjtë” zhvilluan seancën e dytë stërvitore këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”.
FSHF-ja bën me dije se këtë pasdite trajneri Sylvinho ka pasur në dispozicion edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik.
Edhe në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi.
Nesër Kombëtarja do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që të enjten ekipi do të udhëtojë drej Pragës.
Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë./GazetaExpress/